Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr masiv në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr masiv në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr ka shpërthyer pak minuta më parë në pyllin me pisha në Gjorgoz, Bashkia Patos.

Sipas informacioneve të para nga reparti i zjarrfikëses në Patos, tre automjete zjarrfikëse dhe 18 forca policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll.

Burime nga terreni bëjnë me dije se era e fortë që po fryn në këto momente po e përhap zjarrin me shpejtësi, duke rrezikuar një sipërfaqe të gjerë të pyllit, i cili shtrihet përgjatë luginës së lumit Gjanica.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese