Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh në Delvinë, mali i ndezur nga flakët (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh në Delvinë, mali i ndezur nga flakët (VIDEO)
Zjarr në Delvinë

Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Sopotit në Delvinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës përreth.  

Flakët, që filluan ditën e djeshme janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Ekipet e zjarrfikësve janë vënë në lëvizje për të luftuar flakët, ndërsa zjarri tanimë ka mbërritur në periferi të qytetit, pranë puseve të naftës.

Situata siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Newsbomb situata paraqitet mjaft problematike, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë dot në zonë, për shkak të terrenit të vështirë.

Jo vetëm zjarrfikësit e Delvinës, Sarandës, Finiqit, por edhe banorë të zonës me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë zjarrin. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, por hetimet janë në vazhdim. Sakaq, ndërhyrja nga ajri është ndërprerë dhe pritet të rifillojë nesër në mëngjes.

Kujtojmë se më herët edhe Greqia vuri në dispozicion dy avionë për shuarjen e flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese