Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i madh mbi fshatin Lazarat, flakët e favorizuara nga era po rrezikojnë banesat

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i madh mbi fshatin Lazarat, flakët e favorizuara nga era po
Zjarr në fshatin Lazarat

Zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Flakët e zjarrin janë përhapur me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era duke u afruar shumë pranë banesave në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat.

Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat po rrezikojnë edhe disa banesa në Kordhocë.

Puna është vështirësuar për shkak se vatrat e zjarrit janë në zonë kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe punonjës të shërbimeve publike dhe ato të shërbimit pyjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese