Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i frikshëm në hyrje të fshatit në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i frikshëm në hyrje të fshatit në Gjirokastër
Foto ilustruese

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e kësaj të hëne një parcelë në hyrje të fshatit Erind, në Gjirokastër.

Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ka marrë përmasa të frikshme duke rrezikuar edhe ullishtën në parcelë.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar zjarrfikëset të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve si dhe mos lejimin e përhapjes së mëtejshme.

Deri më tani dyshohet se zjarri është vënë nga vetë pronari i parcelës, por lidhur me këtë ngjarje është duke hetuar Policia e Gjirokastrës.

Priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese