Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zhvillohet sot gara e 'Tiranathlon', ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Zhvillohet sot gara e 'Tiranathlon', ja akset rrugore që
Foto ilustruese

Tiranathlon’ rikthehet sot për të katërtin vit radhazi. Ky event sportiv, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Tiranathlon" në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bëhet me dije se nga ora 08:00 deri në orën 13:00 do të bëhet kufizimi i qarkullimit me automjet në këto segmente rrugore:

-Rruga e "Tuneleve", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve- me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën "Panorama e Liqenit),

- Rruga "Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga "Daxhit" me rrugën -Shaqir Palushi", deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),

- Rruga "Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),       .

- Rruga "Panorama e Liqenit" (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Ligenit" me rrugën "Diga e Ligenit").

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

- Blv “Zhan D'Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a)            Linja Nr. 1/A "Selit-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias",devijon në njërin drejtim, në Sheshin Ëillson" tjetri në qendër

b)            Linja Nr. 2 "Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit", devijon te sheshi "Ëillson".

c)            Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër" pezullohet përkohësisht.

d)            Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg" devijon te rrethrotullimi "Ekonomikut".

e)            Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti—Jordan Misja" devijon në qendër.

f)             Linja Nr. 10/A "Marteniteti i Ri—Qendër—Ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.

g)            Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës" dhe në qendër

h)            Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

3.            Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese