Një grua është larguar nga banesa në Durrës pa lënë asnjë gjurmë. Kjo ka bërë që familjarët e shqetësuar t’i drejtohen policisë.
Shtetasi 38 vjeç, banues në Durrës ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj.
“Më datë 06.11.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi 38 vjeç, banues në Durrës, se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll