
Një vajzë 4-vjeçare dhe stërgjyshja e saj 76-vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Kypseli të Athinës.
Bëhet me dije se është zhdukur 4-vjeçarja Amarisa Mejdani 4 vjeç dhe stërgjyshja e saj, Esma Mejdani 76 vjeçe, me origjinë shqiptare.
“Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e tyre të mërkurën (29.05.2024) dhe menjëherë, pas urdhrit të prokurorit kanë nisur kërkimi për dy personat në fjalë. Mediat greke shkruajnë se e moshuara ka probleme të shëndeti mendor.
Amarisa Mejdani ka flokë të shkurtër kafe, sy kafe, 1 metër e gjatë dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një fund të bardhë dhe një bluzë rozë ditën që është zhdukur.
Esma Meidani ka flokë të bardhë, sy kafe, gjatësi 1.60 dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një shall të kuq, një fund të zi të gjatë, një bluzë rozë dhe një jelek gri.
Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë në “Buzëqeshja e Fëmijës”, “Linjën Evropiane për të Zhdukurit”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë së vendit si dhe përmes aplikacionit Missing Alert.