Një 15 vjeçar nga nga Postriba në Shkodër rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Ka qenë babai i tij, i cili me dëshpërim ka kërkuar ndihëmën e policisë, për t’i gjetur djalin.
Shtetasi Agim Bibaj ka treguar se i biri ishte nisur për në shkollë, por nuk ishte futur në mësim. Duke qenë se nuk është kthyer, pasditen e 11 nëntorit ka alarmuar policinë e Shkodrës për ngjarjen e rëndë. Sipas babait, djali i tij ka gjasa ta ketë marrë vendimin ekstrem për shkak të sherreve të vazhdueshme që kishte me të.
Bibaj pretendon se nuk ka ushtuar dhunë fizike ndaj tij, por vetëm e ka këshilluar si çdo prind. Ai ka këkruar ndihmën e qytetarëve që ta njoftojnë nëse e kanë parë djalin e tij. Po ashtu ai mes lotësh i ka bërë thirrje 15 vjeçarit të kthehet në shtëpi sepse e kërkojnë nëna, motra dhe vëllëzërit.