
Foto ilustruese
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke hetuar 16 çështje penale, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas “Euronews Albania”, mësohet se katër hetime janë nisur me urdhër të prokurorëve, ku janë pranuar gjithashtu 19 kallëzime nga qytetarët përmes platformës “Denonco krimin zgjedhor”.
Ndërkohë, SPAK, gjithashtu ka hapur 16 procedime penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa asnjë prej këtyre denoncimeve nuk është kthyer në procedim penal.
Gjithashtu, denoncimet janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ose janë dërguar për verifikime të mëtejshme në Policinë e Shtetit.

Sondazh
Poll