Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Nis sot regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhet të ndiqni

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet parlamentare 2025/ Nis sot regjistrimi për votën e
Foto ilustruese

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hapur sot procesin e regjistrimit për votën e diasporës në faqen zyrtare kqz.gov.al. Çdo emigrant që ka të drejtën e votës dhe zgjedh për të votuar në 11 maj, duhet të regjistrohet online në platformën e përshtatur për ta.

Regjistrimi mund të kryhet nga një pajisje elektronike dhe të dhënat kryesore që kërkohen janë një numër telefoni ose e-mail, dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.

Për të krijuar llogarinë tëndë në platformën PER, duhet të skanosh fytyrën me qëllim shmangien e votimit nëpërmjet personave të tjerë.

Hapi tjetër pas krimit të llogarisë, është dërgimi i një kërkese për KQZ me qëllim pranimin e mjetit të identifikimit, theksojmë se në këtë proces janë të pranueshme dhe ato dokumente identifikimi që u ka kaluar afati i vlefshmërisë.

Dokumenti i radhës që kërkohet për procedurat e votimit është një dokument i çfarëdoshëm që vërteton vendin e banimit pasi në atë adresë do të niset nga KQZ fleta e votimit.

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona.

Brenda 5 ditëve, inidividi i cili ka aplikuar për të votuar nga jashtë, do të njoftohet nga KQZ nëse aplikimi u pranua, në të kundërt  do të njoftohet me detaje në hapat kku ka gabur me qëllim korigjimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese