
Kosimisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë ndryshime të reja në lidhje me emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Emigrantët e diasporës kanë mundësinë e regjistrimit në listën e zgjedhësve, pa patur nevojën e vërtetimit e adresës së banimit në shtetit ku jeton dhe punon. Këto ndryshime u miratuan ditën e sotme në Komisionin Rregullator të Zgjedhjeve, ku kanë pasur 5 vota në favor.
Gjithashtu, KQZ është shprehur se u jep mundësinë emigrantëve për regjistrimin sa më të lehtë, për të cilët nuk zotërojnë një dokument aprovues për adresën e shtëpisë ku ata banojnë.
Komisioni Rregullator shqyrtoi edhe miratoi edhe projektvendimin “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”.
Sakaq, ata do të kenë mundësinë si provë adrese në porçesin e regjistrimit, dokumentin e një familjari tjetër.