
Kisha Orthodokse
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjedhë ditën e nesërme, më 16 mars kryepeshkopin e ri, të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Kjo ditë përkon me të Dielën e Dytë të Kreshmës pas Liturgjisë Hyjnore, ndërsa theksohet se do të ndiqen të gjitha dispozitat e Statutit të Kishës Orothodokse Autoqefale. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri do të mbahet në Qendrën Sinodike.
Kryepeshkopi i ri do të pasojë Anastas Janullatos, i cili drejtoi Kishën Orthodokse prej më shumë se tri dekadash. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 as një beteje të gjatë me sëmundjen.
Sondazh
Poll