Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zëri i fushatës së Partisë Socialiste, Noizy “zapton” 40 mijë metra katrorë për zhvillimin e një koncerti te Liqeni Artificial

Shkruar nga Newsbomb
Zëri i fushatës së Partisë Socialiste, Noizy
Foto ilustruese: Noizy, dokumenti i leshuar nga Bashkia Tirane

Reperi i njohur Noizy do të shfrytëzojë hapësirën publike tek Parku i Madh i Liqenit Artificial si nevojë për zhvillimin e një koncerti me përmasa ndërkombëtare të organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Sipas dokumentit të sigururar nga newsbomb.al, shfrytëzimi i kësaj hapësire publike, lëshuar me miratim të Bashkisë së Tiranës, konsiston në 42.934 metra katrorë për zhvillimin e një aktiviteti artistik më 31 maj i fokusuar në fushtën e muzikës elektronike. Montimi i objekteve për ngritjen e skenës muzikore do të fillojë më 15 maj për tu çmontuar më pas më 1 qershor.

Daljet e fundit të Noizyt në publik kanë qenë javët e fushatës elektorale i aktivizuar përkrah kryeministrit Edi Rama si artisti që mban dhe firmën e këngës prezantuese të Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që reperi organizon shfaqe gjigante në kryeqytet, kujtojmë këtu dhe dy koncerte të mëparshme të mbajtura në zemër të Tiranës.

Zëri i fushatës së Partisë Socialiste, Noizy

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese