Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet plantacion me drogë në kufirin greko-shqiptar, asgjësohen mbi 2 mijë bimë

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet plantacion me drogë në kufirin greko-shqiptar,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia greke ka shkatërruar një plantacion të madh me kanabis, i cili ishe ngritur në kufirin greko-shqiptar midis territorit të Bashkisë Filat dhe atij të Bashkisë Konispol.

Operacioni është zhvilluar ditën e sotme, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Epirit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Filatit dhe Policinë e Igumenicës. Plantacioni ishtë ndëtuar në një zonë  pyjore në brezin kufitar.

Sipas policisë bëhet fjalë për një plantacion të mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitje. Janë asgjësuar në total 2451 bimë cannabis sativa. Nga këto 1252 kishin gjatësi nga 1.1 deri në 1.5 metra ndërsa 1199 në gota gati për mbjellje. 762 bimë nga 1199 ishin të thara.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar sende të përkohshme banimi si çadra, sende personale etj. si dhe mjete bujqësore. Nga policia greke vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese