Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë, arrestohet 53-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi ka zbuluar një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë. Sipas informacioneve zyrtare në pranga ka shtetasi me iniciale B. M.

Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3″.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese