Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ZBULOHET kush ishte i riu që tërhoqi zvarrë me makinë policin e “Rrugores” (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
ZBULOHET kush ishte i riu që tërhoqi zvarrë me makinë
Momenti kur i riu ka dhunuar policin

Policia Rrugore ka arrestuar ditën e sotme të riun, i identifikuar si Florjan Koçeku, pasi nuk iu bind efektivit të policisë për të ndaluar si dhe e tërhoqi këtë të fundit zvarrë.

Ashtu sikurse u bë me dije ditën e djeshme ky shtetas e tërhoqi punonjësin e Policisë, për disa metra zvarrë, duke i rrezikuar jetën. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme te rrethrrotullimi i Unazës së Re në rrugë “Sotir Caci”.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Rrugore, në detyrë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, dhe në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të tij, konkretisht shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese