Tashmë dhe pak kohë na ndajnë nga fillimi i edicionit të 4 të Big Brother Vip Albania. Ndërsa në rrjet po aludohet për shumë personazhe të njohur që do të jenë pjesëmarrës në këtë show televiziv, një tjetër pikëpyetje e madhe janë dhe emrat e opinioistëve të këtij edicioni.
Rikthehet për të 4-tën herë rradhazi në ekranin e Top Channel, Arbër Hajdari, tashmë një figurë e padisktueshme e këtij formati. Krah tij do të pozicionohet Neda Balluku, ish-opinionisja e Për’Puthen e cila ka qenë më parë pjesëmarrëse në edicion, gjatë viteve 2010-2011.
Ky edicion do t’i besohet përsëri Ledion Liços i cili u rikthye për herë të parë vitin e kaluar në ekran pas shumë kohëve mungesë.
Një tjetër risi e këtij viti është se nuk do të jenë vetëm vipat yjet e spktaklit. Pjesë e këtij edicioni do të bëhen dhe njerëz të tjeshtë që nuk kanë lidhje më botën e showbiz-it.