Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbulohen 4 parcela me drogë në Velipojë, asgjësohen rreth 25 mijë rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohen 4 parcela me drogë në Velipojë, asgjësohen rreth 25
25 mijë bimë kanabisi

Rreth 25 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në Velipojë në 4 parcela të zbuluara pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”.

4 parcelat me kanabis janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar, ku droga dyshohet se ishte kultivuar nga 3 vëllezër të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre edhe dy punonjës të OSHEE-së.

Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj janë tre vëllezërit e shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Ndërsa dy punonjësit e OSHEE do procedohen në gjenje të lirë pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, e cila është shfrytëzuar për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet intensive të territorit, asgjësohen në Velipojë, 24 759 bimë cannabisi. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit 1 rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Velipojë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed