Ditën e sotme nis zbatimi i Amnistisë Penale. Zbatim i amnistisë ka nisur nga IEVP e Vlorës, ku burime për media bëjnë me dije se janë 20 persona që kanë përfituar nga amnistia Penale dhe sot do të lënë qelinë.
Sakaq, 5 të tjerë përfitojnë nga ulja e dënimit. Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona.
Kujtojmë që më 4 Prill në Kuvend u votua me 110 vota pro Amnistisë, 1 votë Abstenim dhe 1 Kundër. Kjo e fundit, e deputetit Agron Shehaj.
700 të burgosur do lirohen menjëherë, ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.
Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Do të përfitojnë personat, të cilët dënimi ka marrë formë të prerë deri në datë 31.03 2024.
Po ashtu nga varianti fillestar i amnistisë së miratuar në komisionin e Ligjeve, përfitojnë të dënuarit burra që iu kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, të dënuarat gra me vendim të formës së prerë deri në 5 ose që iu kanë ngelur pa vuajtur 5 vjet nga dënimi.
Përfitojnë të miturit, personat gra të dënuara që janë baras ose në moshën 50 vjeç, personat burra që janë baras ose mbi 60 vjeç dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Përfitojnë të miturit, personat gra të dënuara që janë baras ose në moshën 50 vjeç, personat burra që janë baras ose mbi 60 vjeç dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Vlen të theksohet se amnistia penale nuk gjeti mbështetje nga grupimi i Lulzim Bashës, i cili e etiketoi si “një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit”.
Lulzim Basha tha se propozimi që kanë arritur dy palët synon të ulë dënimin e zyrtarëve të dënuar për korrupsion, deri në zerim të dënimit, si dhe lë në qeli protestuesit e Partisë Demokratike që akuzohen për "Kundërshtim të Policisë", në bashkëpunim.