Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhet skandali në Korçë, identifikohen dy vajzat e mitura që shantazhonin shoqet me foto intime në Instagram

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet skandali në Korçë, identifikohen dy vajzat e mitura
Foto ilustruese

Një faqe në Instagram, e cila publikonte foto dhe video intime të adoleshentëve, duke i denigruar dhe shantazhuar është zbuluar nga policia. Pas hetimeve intensive, tanimë është bërë i mundur identifikimi i dy vajzave minorene, të cilat dyshohet se ishin administratoret e profilit.

Ky rrjet i rrezikshëm online terrorizoi për disa ditë nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në qytet, duke ekspozuar publikisht foto me përmbajtje pornografike dhe bullizuese.

Pas ankesave të shumta dhe një denoncimi nga një oficere sigurie në një nga shkollat e Korçës, Sektori Kundër Krimit Kibernetik nisi hetimet dhe arriti të gjurmojë dy të miturat që fshiheshin pas këtij akti.

“Korçë/ Në bazë të informacioneve lidhur me faqen e instagramit ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët, mësohet se policia ka arritur të identifikojë dy vajza të cilat dyshohet se janë përgjegjëset për këtë faqe.

Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene”, thuhet në njoftim.

Burime nga policia bëjnë me dije se kjo faqe kishte ekzistuar edhe më parë, duke u hapur dhe mbyllur në mënyrë periodike. Në vetëm tre ditë, mbi 20 adoleshentë kanë qenë viktima të këtij sulmi kibernetik. Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke mbyllur faqen dhe duke vijuar procedurat ligjore për vajzat e mitura të identifikuara.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese