Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet sherri me armë në Tiranë, Policia: Kemi arrestuar dy persona, po kërkojmë katër të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet sherri me armë në Tiranë, Policia: Kemi arrestuar dy
Foto ilustruese

Një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit ka ndodhur tre ditë më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate të datës 14 Qershor dhe është tentuar të mbahet e fshehtë nga gjashtë personat e përfshirë.

Policia thotë se shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambientet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A.

Menjëherë më pas, dy shtetasit O.H dhe A.B kanë nisur të konfliktohen fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Blutë e Tiranës thonë se pas sherrit, palët janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia dhe asnjë prej tyre nuk ka raportuar. Gjatë sherrit, shërbimet e Komisariatit nr.7 thonë se janë dëmtuar dhe makinat e dy prej personave të përfshirë në konflikt.

Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, të cilat Policia e Tiranës sqaron se janë me leje nga organet përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:

- F. E., 40 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", dhe "Prishja e qetësisë publike";

- S. A., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Moskallëzimi  krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese