
Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës. Bëhet fjalë për Egzon Gega, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Referuar njoftimit të policisë, 30-vjeçari është plagosur nga një 23-vjeçar me iniciale L. N., gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I riu vijon të mbetet në arrati ndërsa Egzon Gega ndodhet jashtë rreziku për jetën.
“Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit,” thuhet në njoftim.