Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ZBARDHET dinamika e ngjarjes: Autori dhe viktima ishin miq, Dedja la drekën dhe u ngrit ta përqafonte, 27-vjeçari e qëlloi direkt

Shkruar nga Newsbomb
ZBARDHET dinamika e ngjarjes: Autori dhe viktima ishin miq, Dedja la drekën
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Ndroq të Tiranës, ku mbeti i vdekur Alfred Dedja.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje, 27-vjeçari Julian Gjoshi dhe viktima ishin miq.

Në momentin që ndodhi ngjarja Dedja ishte duke drekuar me disa miq të tij, ndërkohë që në lokal u fut 27-vjeçari. Mësohet se 50-vjeçari shkoi ta përqafonte të riun, mirëpo ky i fundit pa i thënë asgjë nxori armën e zjarrit dhe filloi ta qëllonte.

Pas të shtënave ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij “Benz ML”, ngjyrë të zezë, ndërkohë Alfred Dedja si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për kapjen e të riut nga Shijaku. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed