Shtatëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, dy maqedonas janë shpallur në kërkim dhe një person tjetër është lënë në "Detyrim paraqitje".
Shtatëmbëdhjetë shtetasit e arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
1- Genci Sula
2- Riduan Bajrami
3- Arlin Kajo
4- Lidra Leka
5- Muahemd Saraci
6- Aldi Ruli
7- Arberor Agastra
8- Spartak Gjoci
9- Armando Gjoci
10- Donaldo Demaj
11- Tedi Agastra
12- Frederik Sinanaj
13- Piro Verdhi
14- Dorian Valentin
15- Evis Sopi
16- Jonid Lazaj
17- Aurora Bregu
Këta shtetas janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "USDT-1". Ky është operacioni i parë në vendin tonë dhe shumë i rëndësishëm në nivel rajonal, sepse kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.
Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
Ervin Gjana, drejtuese e Drejtorisë për Krimet Kibernetike është shprehur se në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.
Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër.
© Newsbomb.al