Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhen afatet për regjistrimet në kopshte dhe çerdhe, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë prindërit

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen afatet për regjistrimet në kopshte dhe çerdhe,
Foto ilustruese

Ditën e hënë më 3 qershor do të nisin apkikimet për regjistrimet në çerdhe. Këto regjistrime pritet që të zgjasin deri në datën 7 qershor. Ndërsa, regjistrimet për në kopshte do të fillojnë nga data 10 qershor deri në 21 qershor.

Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve Tiranë  tha se nga ora 9:00 deri në orën 14:00 përgjatë këtyre datave prindërit me dokumentacionet përkatëse të paraqiten për të regjistruar fëmijëet e tyre.

Ndër të tjera drejtoresha theksoi se ata që do të kenë prioritet do të jenë ata fëmijë që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike.

 “Siç është bërë traditë në periudhën e muajit qershor në të gjitha çerdhet dhe kopshtet nis procesi i aplikimit. Prindërit që janë të interesuar për të marrë këtë shërbim afrohen në një nga çerdhet e njësisë së tyre, banorë të asaj njësie që janë me certifikatën e fëmijës dhe me certifikatën familjare me dy vërtetimet e punës nga data 3 qershor dmth., nga e hëna që vjen deri të premten janë të lutur të bëjnë procedurën e aplikimit për çerdhet, gjatë qershor-korrik bëhet shqyrtimi i të gjitha kërkesave dhe në varësi ë numrit të fëmijëve frekuentues nis dhe frekuentimi i fëmijëve të rinj.

 Sa i përket fëmijët e grupit të tretë kjo është periudha që fëmijët plotësojnë një formular në çerdhe që zgjedhin kopshtin se ku duhet fëmija të vazhdojë frekuentimin. Ka prindër që për arsye të veçanta, që për arsye se kanë kopshtin afër punës bashkë me formularin plotësojnë dhe një kërkese sqaruese pse zgjedhin një kopsht që nuk i përket njësisë së tyre. Regjistrimet në kopshte janë 10 me 21 qershor. Nuk është godina që e bën shërbimin, sepse shumica drejtohen te godinat e reja, por nuk është godina, por raporti edukatore-fëmijë, është higjiena e ambientit, dekorimi, sa edukatoret që janë aty kanë zemrën dhe gatishmërinë e mirë për ti shërbyer.

Të parët që kanë prioritete janë ata fëmijë që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, i jepet mundësi që dhe kjo pjesë e fëmijëve të kenë një zhvillim më cilësor. Fëmijët me nevoja të veçanta, duhet të ketë gjithmonë një vend për këta fëmijë në kopshte dhe çerdhe. Sa i përket menysë së ushqimit janë hequr brumërat, sheqeri, vaj dhe janë zëvendësuar me ingredientë të shëndetshëm, sot menyja është një nga elementët më të vlerësueshëm, por kushdo nga prindërit që mund të jetë skeptik, janë të lutur që në ditë të caktuara le të jenë pjesë e këtij shërbimi në ditë të veçanta”, nënvizoi ajo.

Ndërsa, lidhur me procedurën në rastet kur kërkesat për një kopsht apo çerdhe janë të larta, Beqiri tha se në momentin e regjistrimit bashkë me dokumentacionin përkatës, prindërve u kërkohet edhe një vërtetim me emrin e rrugës ku banojnë dhe në bazë të saj bëhet dhe shpërndarja.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Në çdo rast, kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës. Thuajse në çdo çerdhe të kryeqytetit janë afishuar edhe dokumentet që prindërit duhet të kenë me vete ditën e regjistrimit. Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare. Për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike apo sëmundje të rënda kërkohet raporti mjeko ligjor si dhe certifikatat personale dhe familjare.

Të njëjtat dokumente janë të nevojshme edhe në rastet kur kujdestari ligjor i fëmijës është më aftësi të kufizuara mendore apo fizike. Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike përpos certifikatave duhet edhe vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor. Ndërsa për kategoritë e tjera kërkohet vërtetim me pagë mujore të pasqyruar të prindërve si dhe vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dokument ky që sigurohet në portalin “e-albania”.

Dokumentacioni i dorëzuar do të shqyrtohet përgjatë një jave nga stafi drejtues i çerdheve. Në lidhje me fëmijët që kanë frekuentuar çerdhet gjatë sezonit 2020-2021 dhe që deri në 15 shtator mbushin 3 vjeç regjistrohen në kopsht automatikisht. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin parauniversitar, çerdhet janë institucione në vartësi të pushtetit vendor dhe në to mund të regjistrohen fëmijët e grup-moshës nga 6 muaj deri në 3 vjeç.

Edukimi parashkollor në Republikën e Shqipërisë është publik dhe privat. Ai përbëhet nga çerdhet dhe kopshtet. Çerdhet janë institucione në vartësi të pushtetit vendor dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (0-3) vjeç. Kopshtet janë institucione në vartësi të MAS dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (3-6) vjeç. Arsimi parashkollor nuk është i detyruar.

DOSJA E DOKUMENTEVE TË APLIKIMIT QË KËRKOHET PËR ÇDO FËMIJË:

FËMIJËT ME STATUSIN E JETIMIT

-Libreza e statusit të jetimit të fëmijës.

-Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.

FËMIJËT E FAMILJEVE KU KUJDESTARI LIGJOR KA STATUSIN E JETIMIT

-Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës.

-Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.

FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE DHE FIZIKE DHE ME SËMUNDJE TË RËNDA:

-Raporti mjeko-ligjor i fëmijës.

-Certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.

FËMIJËT KU KUJDESTARI LIGJOR ËSHTË PERSON ME AFTËSI TË KUFIZUARA:

-Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit të fëmijës.

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.

FËMIJË TË FAMILJEVE QË TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.

-Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor të fëmijës.

FËMIJËT E FAMILJEVE MONO-PRINDËRORE, KU KUJDESTARI LIGJOR E KA PAGËN NËN NIVELIN E PAGËS MINIMALE:

-Certifikatë personale dhe familjare të fëmijës.

-Vërtetim page i kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë nën

pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Shqipërisë.

-Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.

FËMIJËT E FAMILJEVE KU KUJDESTARI LIGJOR I FËMIJËS ËSHTË I DIVORCUAR OSE I VE, POR QË ËSHTË NËN PAGËN MINIMALE:

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.

-Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të ketë pagë

nën atë minimale të përcaktuar.

-Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e shëndetësore për individin nga portal zyrtar e-albania.

FËMIJË TË FAMILJEVE TË PAKICËS ROME DHE EGJIPTIANE SIPAS VËRTETIMIT PËRKATËS TË LËSHUAR NGA ORGANIZATAT QË MBROJNË TË DREJTAT E TYRE, OSE VETËDEKLARIMI KU PËRCAKTOHET SE FAMILJA ËSHTË PJESË E KËTYRE PAKICAVE:

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

-Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat

e tyre ose nga vetëdeklarimi.

-FËMIJËT E VENDOSUR NË KUJDESTARI NGA FAMILJET KUJDESTARE, SIPAS LEGJISLACIONIT PËRKATËS:

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.

-Vendimi I gjykatës për dhënien e kujdestarisë.

PËR KATEGORITË E TJERA:

-Certifikata personale dhe familjare e fëmijës.

-Vërtetim Pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor (prindërve).

-Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore për Individin nga portali zyrtar ‘e-albania’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese