Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vullnetarizmi, Reme Lala e Shërbimit Social mbledh kontributorët dhe thotë: Pa ndihmën tuaj do kishim një realitet të trishtë, Falemnderit!

Shkruar nga Newsbomb
Vullnetarizmi, Reme Lala e Shërbimit Social mbledh kontributorët dhe
Drejtoresha e përgjithshme e shërbimit social, Reme Lala

Në ditën e Vullnetarizmit, kush më mirë se Drejtoresha e përgjithshme e shërbimit social Reme Lala mund të organizonte një event. Larg syve të kamerave, të gjithë ata që kontribuojnë me vullnetarizëm për njerëzit në nevojë, fëmijët me aftësi ndryshe, gratë e dhunuara, administratorë të shtëpive të kujdesit nga e gjithë Shqipëria, u mblodhën në Tiranë për të kujtuar së bashku sesa shumë kohë dhe energji harxhojnë vullnetarisht, por edhe të organizuar shpeshherë, me këto shtresa.

“Eshtë momenti t’u them falemnderit të gjithëve. Kemi ftuar sot dhe shoh në këtë sallë të gjithë drejtorët e mëparshëm që kanë qenë në këtë shërbim. Madje, shoh e prekur edhe takimet dashamirëse të stafit me ta. Janë këta njerëz që me vullnet e përkushtim ngritën një sektor tashmë solid të shërbimit social në vend, në gjithë Shqipërinë. Kam shumë falenderime për të gjithë ata që kanë harxhuar qoftë edhe një minutë nga koha e tyre për të ndihmuar këdo kë ka nevojë”, tha Reme Lala që si dhuratë, kishte menduar për të gjithë të ftuarit një shtëpizë të vogël druri, simbolikisht për të treguar shtëpinë e madhe që është hapur për gjithë këta nevojtarë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi kujtoi ditët e para kur ishte hapur shërbimi, atëherë kur për politika sociale flitej fare pak. Ishin vitet e fundit të ’90, kur një grup administratorësh shtetërore krijuan Administratën e Shërbimeve sociale, fillimisht një drejtori e vogël, por që më vonë do të zgjerohej, dhe ja ku vjen në formën e sotme, me më shumë staf, personel, përkushtim.

“Ishin vite të vështira, por hodhën bazat e krijimit të shërbimit social shtetëror, ndaj jam mirënjohëse për punën e gjithsecilit, duke kujtuar se qeveria do të vazhdojë të ketë të njëjtën qasje, madje dhe më të shtuar për këtë sektor. Dhe falë drejtimit të Remes, dhe këtij aktiviteti të sotëm, me bashkëpunëtorë, donatorë e përfaqesues nga gjithë Shqipëria, ne shohim sesa shumë kemi arritur në këto dy dekada”, tha Denada Seferi.

Dhe duket se shërbimi social është konsoliduar i tillë: me një besim ndaj të cilit ka shumë njerëz të përkushtuar dhe që vijnë në jetë duke sjellë ndryshime të vërteta, të mëdha apo të vogla qofshin ato.

Ndaj në këtë aktivitet u vlerësuan gjithë ata njerëz që bëjnë dicka ndryshe për të kaluar nga cinizmi e përjashtimi, në përfshirje; nga egoizmi në solidaritet e nga pabarazia në dinjitet. Sepse kontakti njerëzor me të gjithë, ngjall më shumë besim, më shumë mirësi e solidaritet, duke të ndihmuar ta shohësh botën edhe me sytë e këtyre njerëzve, pa paragjykim, urrejtje apo rracizëm që në fakt, lindin nga mungesa e kontaktit njerëzor.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed