Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vritet me çifte nga kushëriri 36-vjeçari në Bulqizë, Policia e gjen në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël

Shkruar nga Newsbomb
Vritet me çifte nga kushëriri 36-vjeçari në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Tërnovë e Vogël të Bulqizës. Sipas informacioneve të bëra me dije nga Policia mësohet se një 36-vjeçar me ininciale V.K, është gjetur i plagosur me çifte në pyllin e fshatit.

Menjëherë ai është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se autori i kësaj ngjarje është 34-vjeçari me ininciale F.K, i cili rezulton të jetë dhe i afërm i viktimës.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e 34-vjeçarit në Komisariat, ndërkohë priten më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje për të kuptuar dhe shkakun që ka shtyrë autorin drejt kësaj vrasje apo kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese