Hapësire reklamuese


Aktualitet

Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, plagoset i biri dhe nipi (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, plagoset i biri dhe nipi
Fotomontazh/ Lagjja ku ndodhi ngjarja dhe viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në lagjen Teisseire të Grenoble Francë, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

E teksa kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja e regjistruar të dielën mbrëma, së fundmi është zbardhur edhe identiteti i viktimës. Mësohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 47-vjeçari, Ylli Bezhani, ndërkohë janë plagosur djali i tij 24-vjeçar si dhe nipi i viktimës.

Sipas asaj që raportohet 47-vjeçari mori 5 plumba në trup dhe fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00, në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.

Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, plagoset i biri dhe nipi
Viktima, Ylli Bezhani

Autori i cili dyshohet se është shqiptar, në momentin e ngjarjes lëvizte me një skuter elektrik dhe hapi zjarr drejt bashkëkombasve të tij. Ai zbrazi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë policia është vënë në kërkim të tij, mirëpo deri më tani nuk kanë asnjë informacion.  

Si pasojë e plumbave mbeti i vdekur në vend 47-vjeçari, ndërkohë djali i tij mori një plumb në krah, ndërsa nipi në kofshë. Fatmirësisht i vetmi që nuk pësoi asnjë lëndim nga kjo ngjarje ishte nipi tjetër i viktimës, një 21-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sakaq, mësohet se djali i Ylli Bezhanit, si dhe dy nipërit e tij ndodhen në paraburgim.

“Dy personat që mbetën të plagosur lehtë dhe nipi tjetër i viktimës janë në paraburgim që nga mbrëmja e së dielës. Po sqarohen rrethanat e saj që duhet të jetë një pritë”, tha prokurori Eric Vaillant.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese