Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vritet 54-vjeçarja në Itali, partneri e masakroi me thikë

Shkruar nga Newsbomb
Vritet 54-vjeçarja në Itali, partneri e masakroi me thikë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku është masakruar me thikë një grua 54-vjeçare romune.

Mediat italiane bëjnë me dije se romunia, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është vrarë nga partneri i saj, 50-vjeçari, Oreste Raponi.

Çifti ka pasur një debat gjatë orëve të para të mëngjesit, ku gjatë konfliktit 50-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë partneren. Gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike, teksa thuhet se autori ka qenë nën efektit e alkoolit kur ka kryer aktin e rëndë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese