Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau të moshuarin në Durrës, policia identifikon autorin: Fqinji i tij e goditi me thikë dhe çekiç

Shkruar nga Newsbomb
Vrau të moshuarin në Durrës, policia identifikon autorin: Fqinji
Foto nga vendi i ngjarjes -mjetet e krimit

Policia ka zbardhur ngjarjen e shënuar në Durrës, ku u gjet i masakruar me thikë një i moshuar në lagjen 16-të.

Bëhet me dije se autor i kësaj ngjarje është fqinji i të moshuarit, shtetasi Fatjon Janina, 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit  Paulin Gina.

39-vjeçari ka vrarë të moshuarin duke e goditur me thikë dhe çekiç dhe pas krimit ka fshehur mjetet dhe ka mbyllur me çelës derën ku jetonte i moshuari dhe është arratisur.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.    

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, sakaq policia po punon për arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16.

Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen,  identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.  

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.  

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar. 

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.   

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.     

Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.   

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.    

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.  

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.  

Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese