Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau një polic në vitin 1999, Erion Veizi izolohet në 41 biss

Shkruar nga Newsbomb
Vrau një polic në vitin 1999, Erion Veizi izolohet në 41 biss
Foto ilustruese

I burgosuri Erion Veizi, i cili akuzohet se ka vrarë një polic në vitin 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 biss. 

Ai ra në pranga bashkë me Enton Tahirin, Shpëtim Lalën dhe Xhevahir Muçën. Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit.

Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit. Në atë kohë u sekuestruan tre automatike kallashnikov, me të cilët të akuzuarit kanë kryer krimet, fisheke, jeleke antiplumb dhe u bllokua makina Xhevahir Muçës, me të cilën mendohet të jenë kryer të dy krimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese