Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Pjetër Pacanin, një nga 50 të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare. I kërkuari, Pacani u prangos nga Operacionalja në qytetin e Fierit, ku gjatë kontrollit i janë gjetur edhe 3 kallashnikovë dhe armë të tjera në makinë.
61 vjeçari, Pjetër Pacani ishte në kërkim nga policia, pasi kishte kryer vrasje të dyfishtë në vitin 2011.
Duke u nisur nga informacionet që korrespondojmë, Pacani vrau me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në tetor të 2011 në autostradën Lezhë-Tiranë, pas një konflikti verbal që ato kanë pasur. Situata ka degraduar në përdorimin e armës nga autori, pasi viktimat e kanë sharë nga nëna dhe motra e tij.
Pjetër Pacani u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vite burgim në vitin 2014 për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal. Këtë dënim ai nuk e kreu, pasi u arratis nga vendi dhe prej 13 vitesh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.