Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau me kallashnikov kushëririn për qiranë, dënohet me 22 vite burg Lekë Vuksanin

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me kallashnikov kushëririn për qiranë, dënohet me 22
Petrit Vuksani - Lekë Vuksani

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg Lekë Vuksanin, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Shkodrës.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 2 maj të 2023, ku Lekë Vuksani qëlloi me kallash kushëririn e tij Petrit Vuksani brenda shtëpisë së tij, pas një debati që kishin patur për qiranë e shtëpisë, pasi 34-vjeçari jetonte me qira në banesën në pronësi të viktimës.

Pasi kreu krimin ai u largua me shpejtësi dhe qëndroi i fshehur në një banesë dhe pas disa orësh kërkime u bë i mundur arrestimi i tij.

Pas arrestimit atë kohë ai i tha policisë se jetonte me qira në shtëpinë e Petritit dhe se pikërisht për këtë janë konfliktuar pasi viktima i kërkonte qiranë si dhe të paguante faturat e dritave dhe ujit.

Më tej ai ka treguar se Petrit Vuksani e kishte nxjerrë nga shtëpi. Autori tha se në një moment ishte kthyer dhe kishte gjetur vetëm në banesë 52-vjeçari dhe në debat e sipër ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, tha ai atë kohë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese