Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau me çekiç të moshuarin në Durrës, arrestohet nga policia autori i ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me çekiç të moshuarin në Durrës, arrestohet
Foto nga vendi i ngjarjes -mjetet e krimit

Arrestohet në Durrës 39 vjeçari Fation Janina, autori i vrasjes së 82 vjeçarit,Paulin Gina, në Durrës gjatë ditës së djeshme.

Pas disa orë në arrati, foract e policisë kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e autorit ndërsa lëvizjet e tij ishin filmuar nga një karburant i zonës. Fation Janina ka shkuar në banesën e të moshuarit, i cili jetonte vetëm dhe i ka kërkuar atij një shumë monetare. 

I moshuari ka refuzuar që t’i japë 39 vjeçarit paratë e kërkuara dhe më pas ky i fundit e ka goditur me thikë dhe çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

Autori është larguar nga banesa me 800 mijë lekë si dhe më pas ka mbyllur nga jashtë derën e të moshuarit dhe është larguar. Kamerat e sigurinë në lagjen 16-të, vendi ku ka ndodhur dhe ngjarja, kanë regjistruar të gjitha lëvizjet e autorit gjatë kësaj fashe orare.

39 vjeç Fation Janian njihet si person problematik në qytetin e Durrësit si dhe  konsumues i alkoolit.

Mjetet me të cilët është kryer krimi, janë gjetur të fshehura nga policia gjatë kontrolleve në banesën e autorit. Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin F. J. 

Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese