Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau me çekiç fqinjin në Durrës, autori pranon krimin: Unë e vrava, më kishte borxh 200 mijë lek

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me çekiç fqinjin në Durrës, autori pranon krimin:
Thika e krimit

39 vjeçari Fation Janina ka dhënë dëshminë e tij përpara autoriteteve teksa ka pranuar krimin. Janian ka deklaruar se i moshuari i kishte një borxh prej 200 mijë lekësh autorit dhe kishte shkuar për t’i kërkuar paratë viktimës.

Teksa janë futur në banesën e Paulin Ginës, autori thotë se debatuam pasi iai më tha se nuk kishte për të më dhënë. Sipas dëshmisë së 39 vjeçarit, Gina e ka ofenduar Janinën dhe ka tentuar ta godasë me çekiç.

Janina në nerva e sipër e ka goditur me thikë dhe më pas me çekiç derisa e la të vdekur. Më pas ai ka marrë armët me të cilat kreu krimin, ka mbyllur nga jashtë derën e banesës së viktimës dhe ka shkruar në shtëpinë e tij. Aty ai është ndërrruar, ka fshehur thikën dhe çekiçin dhe është larguar nga shtëpia e vet nga frika e policisë, siç thotë dhe në dëshminë e tij.

Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë  banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë.

Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, tha 39 vjeçari Fation Gina.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen 16-të të Durrësit. Fation Janina ka shkuar në banesën e të moshuarit 89 vjeçar PAulin Gina, i cili banonte i vetëm. Janina i ka kërkuar Paulin Ginës që t’i japë një shumë parash. Ky i fundit ka refuzuar dhe në këtko kushte 39 vjeçari e ka goditur dhe thikë duke e lënë të vdekur.

Më pas ai ka marrë një shumë 800 mijë lek të vjetra nga banesa e të moshuarit, ka mbyllur derën e shtëpisë së 89 vjeçarit me çelës nga jashtë dhe më pas është arratisur prë tu arrestuar disa orë më vonë nga forcat e policisë.

Fation Janina akuzohet për veprat penale “Vrasje dhe dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese