Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau Martin Canin, avokatët kërkojnë lirimin e Mario Përlleshajt nga burgu: Mbrojti veten

Shkruar nga Newsbomb
Vrau Martin Canin, avokatët kërkojnë lirimin e Mario
Autori i vrasjes Mario Perlleshaj

Trupa mbrojtëse e Mario Përlleshaj, 14-vjeçari i cili qëlloi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, kanë apeluar vendimin e Gjykatës që dërgoi pas hekurave në burgun e Kavajës të miturin.

Avokatët e Përlleshaj kanë arguemtuar se duhet të merret parasysh mosha e të dënuarit ndërsa kanë thënë se ai veprim është kryer nga 14-vjeçari nën cilësinë e mbrojtjes vetjake. Këto argumente do të arsyetohen përpara trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit e cila pritet të përcaktohet në ditët në vijim.

Kujtojmë që të shtunën, Mario Përlleshaj është marrë në pyetje nga hetuesit në praninë e avokatit, babait të tij dhe psikologut.

Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 18 nëntor disa metra pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Nxënësit e kësaj shkolle janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta ndërsa debati ka degraduar në përdorimin e thikave.

Martin Cani është i mituri i cili humbi jetën pas goditjeve të marra në zemër nga Mario Përlleshaj, ndërsa miku i tij Luis Meçja përfundoi në spital në gjendje të rëndë nga goditjet e marra në bark dhe kraharor.

Vetë autori i kësaj ngjarje, u vetëplagos gjatë këtij sherri duke këputur tendinat e dorës. Ai u shtrua për disa ditë në një prej spitaleve private në Tiranë ku dhe iu komunikua masa e “arrest me burg”. Mario Përlleshaj momentalisht ndodhet në ambientet e burgut për të mitur në Kavajë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed