Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë për Besnik Pjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë
Besnik Pjetri

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili më 29 gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në Lezhë.

Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët sapo ishin kthyer nga Italia.

Ai ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje Pjetri ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 gusht 2022 në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë Besnik Pjetri ra në pranga vetëm në muajin dhjetor të 2023.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed