Italiani Rodolfo Corazzo është zgjedhur kryetar bashkie në qytezën e Rodanos, por vite më parë ky politikan italian ka qenë autori i vrasjes së një shqiptari.
Argjendari 67-vjeçar arriti që të mundte me pak vota kundërshtarin dhe të merrte postin e kryebashkiakut pas 5 viteve në opozitë. Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur “Rodano per te” të mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.
Por vite më parë Rodolfo Corazzo është përballur me një proces gjyqësor, ku fitoi pafajësinë, pasi vrau shqiptar Valentin Frrokaj.
Valentin Frrokaj, një hajdut i cili u vra më 2015 gjatë orëve të natës pasi tentoi të vidhte banesën e kryebashkiakut të sotëm italian.
36-vjeçari shqiptar, Valentin FrrokaRodanosj nuk ishte i panjohur për drejtësinë italiane. Valentin Frrokaj në vitin 2007 vrau Elton Llahon në Brescia dhe prej asaj kohe ai u fut më pas në trafikun e drogës dhe vjedhjeve me armë e dhunë.
Duke risjellë në kujtesë grabitjen e përgjakshme të bandës shqiptare, në një intervistë për Il Giorno, Corazzo thotë se ai do të vendosë sigurinë si prioritet gjatë drejtimit të bashkisë.
“Që nga e hëna kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj komunitetin. Ajo që më ka ndodhur, më kanë rrëmbyer bashkë me gruan dhe vajzën time, atëherë 11 vjeçe, në shtëpi, e kërcënuar me armë, nuk do të ndodhë më në Rodano. Ishte një rast i shkëputur nga realiteti ynë, i cili nuk do të përsëritet. Ne duam t’u shpallim luftë vjedhjeve, për fat nuk kanë lidhje me atë që na ndodhi, por ajo që ndjen kur dikush të prek gjërat, të cenon privatësinë, është e tmerrshme për qytetarët”, - shprehet ai.
Sa i përket ngjarjes së cilës Corazzo i referohet, ajo ndodhi në fund të nëntorit 2015, kur Valentin Frokaj, i arratisur dy herë nga burgu, me një vrasje në skedë së bashku me dy shqiptarë të tjerë, tentuan të vjedhin vilën e tij, i cili kishte një dyqan argjendarie.
Por grabitja e bandës shqiptare, e kthyer në makth për rreth një orë e gjysmë për familjen e Corazzos, dështoi pasi ky i fundit iu përgjigj me zjarr të shtënave me armë. Corazzo ishte në shtëpi me gruan dhe vajzën, kur Frrokaj me shokë hynë dhe morën ar, bizhuteri, para dhe madje një armë nga kasaforta e familjes.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre grabitësi shqiptar mori dy plumba dhe gjatë arratisjes së grupit, Valentini bie në tokë për të mos u ngritur më përgjithmonë.