Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në burg 69 vjeçarin Thoma Mastora

Shkruar nga Newsbomb
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në
I arrestuari, Thoma Mastore

Gjykata e Shkallës së parë në Gjirokastër ka dhënë masën “arrest me burg” për Thoma Mastoren, i cili vrau disa ditë më parë çiftin e të moshuarve në Dropull.

Sipas policisë, 69 vjeçari ka pirë kafe me çiftin e të moshuarve mbrëmjen para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Më pas, Mastore duket se është përfshirë në një konflikt me viktimat, teksa i ka dhunuar ato me mjete rrethanore deri në vdekje.  

Mbi 69 vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve shpërthyese”.

Thoma Mastora u arrestua pasi akuzohet si autori i vrasjes së dy të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe në Dropull të Gjirokastër. Mastora ka mohur të jëtë ai autori i dhunës deri në vdekje të dy të moshuarve duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetë autorin.

“Nuk i kam vrarë une, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, - ka deklaruar Thoma Mastora.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe bashkëshortja e 69-vjeçarit. Me lot në sy ajo ka kërkuar që autoritetet t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe nëse bashkëshorti i saj është fajtor të marrë dënimin maksimal.

“Më mirë të më kishte vrarë mua. Unë për vete time nuk e besoj, ligji, shteti të bëjë veprimet e veta. Unë si gruaja e tij nëse e ka bërë që sot e tutje nuk është burri im. Pse të mos isha në varrim ,pro kisha policinë. Pse të mos isha fshatarët e mi ishin. Unë varje, ja thashë e dhe policisë sikur djali im të jetë varje”, - tha ajo.

Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese