Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau 4 policë, Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Dritan Dajtin

Shkruar nga Newsbomb
Vrau 4 policë, Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Dritan Dajtin
Dritan Dajti

Është shtyrë gjyqi në Gjykatën e Lartë për Dritan Dajtin, ku do jepej vendimi përfundimtar nëse do të dënohej me 25 vite burg apo burg të përjetshëm.

Bëhet me dije se nuk është marrë vendimi për shkak të mosformimit të trupës, teksa mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 11 qershor.

Kush është Dritan Dajti?

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Dajti akuzohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqao në Tiranë.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qëndroi 6 vite në arrati.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 10 vite burg. Kjo pasi qëndrimi në paraburgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese