Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau 16-vjeçarin për t'i vjedhur Rolex-in, Gjykata e Lezhës lë përjetësisht në burg Kristian Cenajn

Shkruar nga Newsbomb
Vrau 16-vjeçarin për t'i vjedhur Rolex-in, Gjykata e
Kristian Cenaj dhe Mariglen Gjonaj

Gjykata e Lezhës ka caktuar burg përjetë për 32-vjeçarin Kristjan Cenaj, për të cilin u provua fajësia për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.

Prokuroria po ashtu kishte kërkuar nga gjykata “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo gjë nuk u pranua.

Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, por kërkon zgjerimin e hetimeve, duke argumentuar se Cenaj ka bashkëpunuar me të tjerë që nuk janë hetuar dhe se dosja penale është e paplotë.

Në vitin 2015, Kristjan Cenaj dyshohet se vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t’i vjedhur një orë Rolex dhe një varëse floriri. Krimi u zbuluar vetëm në vitin 2022 kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra në Fushë Kuqe të Kurbinit, afërsisht shtatë vite pas zhdukjes së Gjonajt.

Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim prej dy vitesh, mohon akuzat dhe pretendon se nuk është ai vrasësi i 16-vjeçarit. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese