Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja që përgjaku zgjedhjet, avokati: Në rrobat e Pjerin Xhuvanit kishte barut, njerëzit e tij hapën zjarr! Arbër Paplekaj qëlloi pas tyre

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja që përgjaku zgjedhjet, avokati: Në rrobat e Pjerin
FooArkive: Arber Paplekaj ne gjykate dhe avokati Martini

Arbër Paplekaj, efektivi i Forcave Speciale RENEA që akuzohet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, katër ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, vazhdon përballjen e tij me drejtësinë për të ulur dënimin. Ai është dënuar me 22 vite burg nga Shkalla e Parë.

Avokati i tij, Mirash Martini ka lexuar para togave të zeza gjetjet e ekspertëve që kanë këqyrur vendngjarjen, sipas së cilës ka rezultuar se Arbër Paplekaj nuk ka qenë i pari që ka hapur zjarr, por ka qëlluar më vonë për vetëmbrojtje.

"Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur është qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar. Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë", është shprehur ai.

Vrasja që përgjaku zgjedhjet, avokati: Në rrobat e Pjerin
Momenti i perplasjes me arme, e pranishme ishte dhe policia

Më tej, avokati i efektivit të RENEAS që ishte në momentin e vrasjes pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, e cila në Elbasan drejtohej nga Gazment Bardhi, ka thënë se nga ekspertimi i rrobave që mbante veshur mjeku Pjerin Xhuvani ditën e ngjarjes, ka rezultuar se ka pasur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Pjerin Xhuvani ishte eksponent i Partisë Socialiste në Elbasan dhe në momentin e përplasjes që kulmoi në përdorimin e armës së zjarrit, shoqërohej nga disa persona të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Ata u kapën duke shpërndarë materiale zgjedhore dhe me dyshimet se po blinin vota, nga grupi i opozitës.

Siç është shprehur avokati Mirash Martini, referuar ekspertizës së ekspertëve, personat që kanë qenë shoqërues të viktimës Pjerin Xhuvani kanë shtënë të parët me armë zjarri dhe kjo provohet dhe nga gjurmët e barutit në rrobat e tij.

Vrasja që përgjaku zgjedhjet, avokati: Në rrobat e Pjerin
Makinat e personave te perfshire ne konflikt

"Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset. Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekaj, para se të qëllonte ai", ka vijuar avokati.

Gjykata e Apelit do të shpallë vendimin më 1 korrik për Arbër Paplekaj, për rikualifikim të veprës penale. Sipas avokatit Marash Martini, pas kryerjes së ekspertizave të reja mes të cilave edhe rindërtimi i skemës së vrasjes, Gjykata e Apelit e ka më të lehtë për të dhënë një vendim të drejtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese