Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja me kallashnikov e 30-vjeçarit në Vlorë, Policia e Mirditës kontroll në disa banesa në Rrëshen

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja me kallashnikov e 30-vjeçarit në Vlorë, Policia e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas atentatit me kallashnikov në Vlorë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristjan Marku, policia e Rrëshenit ka ushtruar kontrolle në disa nga banesat e qytetit.

Kjo pasi dyshohet se autorët janë disa persona nga një prej familjeve të njohura në Rrëshen me të cilët familja Marku ka konflikte prej vitesh.

Policia e Mirditës ka ushtruar kontrolle në banesat e qytetit si dhe ka ngritur pika të ndryshme kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Pas kontrolleve mësohet se është shoqëruar një person, i cili do të merret në pyetje në lidhje me dinamikën e ngjarjes së ndodhur.

Vrasja e 30-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku po udhëtonte i vetëm. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga tre persona që kaluan paralel me makinë. Vetëm pak minuta pas vrasjes, autorët dogjën makinën në autostradë, ndërsa dyshohet se u larguan në drejtim të Fierit.



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese