Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e të riut në Pogradec dhe dyshimet për fshehje të ngjarjes, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikim për zbardhjen e çështjes

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e të riut në Pogradec dhe dyshimet për fshehje të
FotoMontazh/ Viktima, Egli Proga

Avokati i Popullit ka reaguar pas raportimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec, ku një i ri humbi jetën.

Ngjarja, e cila fillimisht u raportua si aksidentale, pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se nuk ishte e tillë, pasi 42 vjeçari Egli Proga ishte vrarë.

Sipas policisë, ndaj Progës ishte ushtruar dhunë e tmerrshme nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e ka dhunuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se Proga është dergjur në rrugë për një kohë të gjatë, duke bërë që ndihma të mos arrijë në kohën e duhur, teksa ai ka ndërruar jetë pak momente pasi është dërguar në spitalin e Pogradecit.  

Familjarët e viktimës dhe qytetarë të tjerë pretendojnë se kjo ngjarje është tentuar që të fshihet nga policia, pasi ajo është raportuar si aksidentale, si dhe nuk kanë bërë asgjë për t’i ofruar ndihmë më të shpejtë mjekësore të riut.

Duke u nisur nga kjo, Avokati i Populli shprehet se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në lidhje me këtë çështje për të vërtetuar ose jo pretendimet e familjarëve për fshehje të ngjarjes nga autoritetet.

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës”,- shkruan institucioni i Avokatit të Popullit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese