Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Regis Runajt, zbardhen detaje nga dëshmia e Dumanit: Një kryekomisar informonte Erion Alibejn për deklaratat në polici

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Regis Runajt, zbardhen detaje nga dëshmia e Dumanit: Një
Nuredin Dumani, Regis Runaj dhe Erion Alibej

Detaje të reja zbulohen në lidhje me dëshminë e Nuredin Dumanit në gjykatë. E ftuar në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha jep detaje të reja mbi këtë çështje. I penduari i drejtësisë ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e Regis Runajt e cila është urdhëruar nga vetë Dumani në bashkëpunim me Erion Alibej.

Hoxha tha se Dumani shprehu që Alibej merrte informacione nga kryekomisari Palushi në lidhje me hetimet, ky i fundit i arrestuar më parë nga policia.

“Ka kujtesë…është i dyti pas Adriatik Colit me një kujtesë të tillë qelizore, në mënyrën se si ai tregon. Kur foli për vrasjen e Regis Runajt, e habitshme ka thënë që Erion Alibej ishte në brendi të hetimeve për zbardhjen e vrasjes dhe njoftohej për deklaratat që jepeshin në polici. Sërish ka përmendur edhe një zyrtar që është arrestuar më herët, kryekomisar që është arrestuar bashkëpunonte me Alibejn, Palushi. Doli gjykata dhe policia e Elbasanit në dosjen e fundit nga përgjimet e Sky Eç. Ai tregoi se si autorët përdornin Matrix për mënyrën se si do vendosej në zbatim vrasja e biznesmenit, Dumani ka përmendur Suel Çelën i cili vijon të jetë një i shumëkërkuar”, shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese