Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Ramazan Mataj në Dragoç të Shkodrës, babai i viktimës: Nuk presim asnjë fjalë nga familja autorit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Ramazan Mataj në Dragoç të Shkodrës, babai i
Ramazan Mataj, foto nga vendi i ngjarjes, autori

Fatmir Mataj, babai i viktimës Ramazan Mataj, ka reaguar përsëri për vrasjen e djalit të tij darkën e 4 janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës, ku u qëllua me breshëri plumbash teksa qëndronte brenda makinës së tij.

Babai i viktimës është akoma i shokuar për krimin e ndodhur ndërsa bën thirrje që fajtorët të marrin dënimin e merituar. Ndër të tjera ai thotë se nuk ka patur asnjë kontakt me familjen Hasaj dhe se nuk pret asgjë prej tyre.

Kjo na ka rënë si bum. Nuk e dimë çështjen. Në radhë të parë falënderoj mediat dhe policinë e Shkodrës që çdo gjë u zbardh, sepse kjo është gjysma e së keqes, por na kishte mbetur thikë në zemër.

I lutem edhe shtetit, ata që janë ashtu, të marrin dënimin që i takon.

Janë vendalinjtë tanë. Ata kishin të drejtën të komunikonin me ne, por bum na ranë ne. Nuk na ngushëlluan dhe nuk presim asnjë fjalë me ta”, u shpreh babai i viktimës për Top Story.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed