Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Canit, Redi Ramaj tha me bindje të plotë se institucionet arsimore shqiptare kanë dëshuar.
Duke u nisur nga fakti se familjarët e të ndjerit nuk janë marrë në pyetje nga autoritetet, ai tregoi se as drejtoresha e shkollës “Fan Noli” nuk u ka shkuar në shtëpi për ngushëllim.
“Kemi një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur shumë pranë institucioneve arsimore shqiptare. Institucionet shtetërore jo vetëm që nuk e kanë informuar, por as kanë marrë në pyetje familjarët e 14-vjeçarit, Martin Cani Të gjitha institucionet kanë dështuar. Drejtoresha e shkollës nuk ka shkuar për ngushëllim”, tha Ramaj në emisionin “Log.” në News24.
Sondazh
Poll