Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e thikës së autorit: Janë gjetur dy profile ADN-je

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e thikës së autorit: Janë
Ilustrim: Viktima Martin Cani dhe autori Mario Perlleshaj

Ka dalë rezultati i akt ekspertimit të thikës së përdorur më vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, nga autori Mario Perlleshaj.

Bëhet me dije në thikën që është përdorur në ngjarjen tragjike janë gjetur dy profile ADN-je, pra një profil ADN që përshtatet me viktikën Martin Cani dhe një tjetër që është shoku i Martinit, Luis Meçja i cili po ashtu ngeli i plagosur nga ngjarja.

Po ashtu nga ekspertiza rezulton se thika, nga e cila mori plagë që i shkaktuan vdekjen Martinit, është përdorur vetëm nga autori.

Kujtojmë që ngjarja u shënua më 18 nëntor, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi.

Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi  rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.

Si pasojë e këtij sherri humbi jetën Martin Cani, ndërsa mbeti i plagosur Luis Meçja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese