Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Policia bastis zonën, arrestohet një prej autorëve, pista ku po hetohet (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Policia bastis zonën,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lulzim Visha është 48-vjeçari i gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, 200 metra larg shtëpisë, në fshatin Zall Mner të Kamzës mëngjesin e ditës së djeshme. Ai u qëllua me disa herë më armë zjarri me silenciator, bazuar kjo dhe në dëshmitë e banorëve të zonës, të cilët deklaruan se nuk kishin dëgjuar të shtëna.

Ervis Lami ështe një prej të dyshuarve kryesore për vrajsen e 48-vjeçarit pasi viktima dhe i vëllai, Besnik Visha kishin konflikte të hapura për tokat me familjen Lami.

Policia ka nisur menjhëerë operacione në zonë duke zhvilluar kontrolle të imtësishme në banesa të ndryshme. Ndër banesat e para që u kontrolluan ishte dhe kjo e Eduart Lamit ku është gjendur dhe arma e krimit me silenciator së bashku me fishekë e mjete të tjera.

Sipas burimeve për media, Lami ka dhe një tjetër banesë prej druri ku nda kontrollet e policisë, janë konstatuar shenja plumbi në mure çka mendohet se mund të jetë shkaktuar për të provuar armë të ndryshme.

Ervis Lami nuk ka qenë në shtëpi në momentin që policia ka mbërritur për kontroll, por dera është hapur nga familjarë të tjerë. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Eduart Lami, djali i xhaxhait të 31-vjeçarit Ervis Lamit, i shpallur në kërkim.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit,  mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale  të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi  E.L 37 dhe E.L 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese