Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Gjendet arma e krimit, policia jep detaje për "Porschen" e djegur në Zall-Herr

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Gjendet arma e krimit, policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz ku u gjet i vdekur brenda makinës së tij 48-vjeçari Lulzim Visha. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit ka komunikuar gjetjen e një arme brenda automjetit të djegur në fshatin Zgafnor në Zall-Herr. Automjeti u gjend pak më parë dhe dyshohet se i përket autorëve që kanë kryer krimin.

Gjithashtu është bërë me dije se brenda në makinën tip “Porsche”, është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë arma me të cilën autorët kanë qëlluar në drejtim të viktimës.

Nga verifikimet është konstatuar se targat e makinës janë deklaruar të vjedhura që në muajin prill të vitit 2023 në Kamëz.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes. 

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese